Gazi lotsjellës i policisë së Edi Ramës po hidhet masivishit dhe nuk ka kursyer as xhaminë e as selinë e PD-së. Për deputetin e PD-së, nënkryetari i kësaj partie kjo është shprehje e frikës dhe e panikut të policisë që nuk është më e qytetarëve.
Ai theksoi se pavarësisht gazit masiv kjo nuk po ndal protestën e qytetarëve.
“Agresivitet i policisë. E kemi parë dhe në proteste të tjera por këtë herë ka qenë më i madh. Ndoshta e paralajmëruar dhe nga ministrja që kërkoi të mos mbante përgjegjësi për veprimet e policisë. Nuk kursejnë as njerëzit, as selinë e PD-së. Kjo është shprehje e panikut që i ka kapluar.
Shikoni qytetarët qëndrojnë dhe duan ta cojnë deri në fund protestën e tyre. Nuk e pengon as gazi dhe as agresiviteti i policisë që nuk është më polici e qytetarëve. E ka deklaruar me gojën e vet ministrja. Kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Protesta po vijon. Njerëzit duan ta vijojnë pasi duan të shprehin revoltën” tha Boçi
“Gazi lotsjellës drejt selisë së PD-së, nuk ka të ndalur” informon gazetarja e Syri Tv, Marsi Korreshi. Madje në një moment korridoret e selisë ishin plot me gazlotsjellës.
Gazeta RD