Asnjëtakim zyrtar për Ramën/ Marco Rubio takohet me Vjosa Osmanin

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se është diskutuar rreth mundësive për forcimin e aleancës mes Kosovës e ShBA-së.

“Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë që Presidentja e Kosovës është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Ramën askush nuk e ka pritur në takim zyrtar.

About Krye Redaktor

Check Also

Italia ndryshon qëndrim për “Bordin e Paqes” të Trump

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të marrë pjesë në Bordin e Paqes, …