Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, e cilësoi protestën e djeshme ( 20 shkurt) si një ditë të madhe triumfi për kryengritësit paqësorë, duke theksuar se ata, përfshirë të rinjtë dhe adoleshentët, ishin fytyra e kësaj qëndrese të fuqishme.
Ai u shpreh se protesta e 20 shkurtit ishte më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas vitit 1991 dhe se ajo ka pasur jehonë të madhe, duke u shndërruar në kryelajm në mediat ndërkombëtare të vendeve si Gjermani, Francë, Britani, Austri dhe SHBA.
Berisha: Përshëndes me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që mbushën dje në kryengritjen paqësore të 20 shkurtit, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991, në kryengritjen e cila jehoi dhe u shndërrua në mënyrë të rrufeshme në kryelajm në çdo votër shqiptare, por dhe në mbarë mediat më të mëdha të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Austrisë dhe mediat më të mëdha të SHBA.
Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë të pamposhtur, të cilët u përballën dhëmb për dhëmb 3 orë me narkoshtetin në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut, farsës së tyre elektorale, vjedhjeve të tyre të papërmbajtura.
Guximi i kryengritësve paqësorë, ishte mund të them, i jashtëzakonshëm.
Tipari më kryesor i 20 shkurtit 2026 ishte se të rinjtë dhe adoleshentët, u bënë me qëndresën e tyre, guximin, trimërinë e tyre, tmerri i regjimit dhe fytyra e vërtetë e bukur e opozitës, e kryengritjes.
Për 3 orë, në bulevard, në parlament dhe në rrugët e Tiranës u zhvillua një betejë e paparë.
Regjimi përdori të gjitha mjetet e dhunës, nuk kurseu as plumbat e gomës, me snajper në ballë të kandidates tonë për deputete në Shkodër, intelektuales së njohur, Mehmeti.
Por dhuna dhe terrori i policisë nuk kurseu adoleshentët, nuk kurseu të miturit.
Protestuesit u qëlluan me snajper me bombolat e gazit pas koke.
Të tjerë u goditën me këpucë në kokë të rrëzuar përdhe, por ata qëndruan të pamposhtur.
U përpoqën të frikësojnë të miturit dhe të pohojnë se kanë marrë lekë për të dalë në protestë, në një kohë kur ata absolutisht po ktheheshin nga shkolla pasi kishin ngrënë së bashku diçka dhe sot janë në komisariat.
Gazeta RD