Berisha: Sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe nga pushteti

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ai theksoi se çdo qytetar duhet të angazhohet për të hequr qeverinë e Edi Ramës dhe se kjo nuk është thjesht një çështje partie, por një betejë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.
Berisha kritikon ashpër ligjin e ri që, sipas tij, do të mbyllë dyert e Europës për Shqipërinë dhe përmbysjet që ka sjellë ky regjim për qytetarët. Ai i ftoi shqiptarët të mos heshtin dhe të angazhohen për ndryshim, duke nënvizuar se ky është një moment historik për kombin.

Arieta Ambra: Zoti Berisha, ju lutem mos ikni më nga sheshi, kjo është zgjidhja më e mirë. Edi Komunisti nuk rrëzohet ndryshe.

Sali Berisha: Ju falënderoj shumë për sugjerimin. Jam plotësisht dakord, por kjo kërkon që secili nga ne të ulet me çdo qytetar dhe këtë çështje tonë, që në pamje të parë është flamuri i PD dhe opozitës, ta shndërrojmë në çështje të shumicës së shqiptarëve.
Nuk duhet të harrojmë se në diktatura ka një shumicë të heshtur dhe që në fakt, në raport me qëndrimin e diktaturës në pushtet, për fatin më të keq kjo shumicë e heshtur është përcaktuese me heshtjen e saj. Ata që heshtin para këtyre që ndodhin, ata ndihmojnë regjimin. Pa dashje. Ata të cilët përpiqen të gjejnë pretekste, pakënaqësira, kritika, jo se ato nuk ekzistojnë, ata përsëri ndihmojnë të keqen.
Sot, më shumë se kurrë duhet të bashkohemi të heqim këtë të keqe. Nuk ka pse një qytetar del e përballet tre orë me policinë, kurse fqinji i tij e ndjek në tv. Duhet të jemi bashkë.
Nuk është çështje partish kjo.
Edhe njëherë, është absolutisht është çështje nderi dhe dinjiteti për çdo shqiptar, për të treguar se kurrë nuk pajtohemi me një grup hajdutësh apo me ligje të cilat janë mburojë e qeveritarëve për të na vjedhur ne.
Ne nuk mund të pajtohemi, marrim një aspekt tjetër. Mbrojtja qoi bën Edi Rama, Lubi Ballukut, pra vetes së tij, ligji që po kalon, është një ligj që mbyll në mënyrë absolute dyert e Europës për Shqipërinë.
Atëherë u shtroj një pyetje dhe besoj se ju e keni parë, sa herë ka reaguar gjatë këtyre kohëve BE me përfaqësuesit e tyre. Tre ditë më parë ishte në Shqipëri delegacioni i Parlamentit Europian që erdhi me kërkesën e opozitës si mision faktmbledhës.
Ju e dëgjuat, kërkonin pa diskutim të mos pengohet drejtësia.
Kërkonin që Balluku të shkojë atje ku kërkon prokuroria.
Deklaruan se integrim nuk ka në qoftë se mbrohet korrupsioni.
Atëherë, të dashur miq, a nuk është kjo një detyrë atdhetare?
A nuk është ky një qëndrim në përputhje me idealet e integrimit evropian të çdo shqiptari?
Atëherë sot ky projekt është vënë në satër nga xhelatë të vërtetë për të mbrojtur interesat e veta.
Kështu që duhet t’i rrëshqasë toka nën këmbë jo vetëm në sheshin Skënderbej dhe në Tiranë, por në mbarë Shqipërinë.
Unë jam i bindur, unë jam i sigurt se me punë, me vullnet dhe vendosmëri kjo do ndodhë dhe Edi Rama do largohet nga pushteti si një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar në histori.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre! Rama është unik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes …