Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvëendit, e cila është mbledhur këtë të hënë, 23 shkurt për t’i hequr ose jo mandatin e deputetit, Belinda Balluku e pezulluar nga detyra pas vendimit të fundit të Kushtetueses.
Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e zëvendëskryeminstres Belinda Balluku.
“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”– është shprehur Bardhi.
Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar ne mbledhjen e Këshillit të Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë.
‘Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet të jetë e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndajë me Këshillin një të dhënë që përbën sekret hetimor, të vendoset që dhënia e atij informacioni të bëhet me dyer të mbyllura’, është shprehur Bardhi.
“Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë ne votim. Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.
Gazeta RD