Dosja “Partizani”/ Deklaratat e Ramës për arrestimin e Berishës “paraqiten” në gjyq përmes videoprojektorit

Në gjyqin në themel që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi po bën parashtrimet për të kundërshtuar akuzat e SPAK.

Një pjesë e materialeve u prezantuan përmes video projektorit, ku u vendosën edhe dy deklarata, të Edi Ramës në Asamblenë e PS më 7 maj 2022, dhe Taulant Ballës në Kuvend.

Në sallën e gjyqit, para prokurorit të SPAK Arben Kraja dhe togës së gjyqtarëve me Elsa Ullirin kryesuese dhe Bib Ndrecën e Rudina Palloi, u vendosën me zë dhe figurë deklaratat ku Rama thotë se, SPAK-u po delegjitimohet me vonesën për çështjen ndaj Berishës. Ndërsa Balla thotë në kuvend se “nuk vdesim pa e parë Berishën në burg”.

Avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë insistuar vazhdimisht që Edi Rama të thirret për tu marrë në pyetje për dosjen “Partizani”, i cili në cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë ka kryer veprime mbi pronën e ish-kompleksit Partizani, kërkesë për të cilën drejtësia ende nuk është shprehur.

Malltezi: Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në asamblenë e PS kërkoi që SPAK të merrej me Sali Berishën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dënoj sulmin ndaj selisë së PD, e paralajmëroj Ramën se përgjigja do jetë ajo që nuk ia pret mendja atij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për sulmin e …