Berisha: PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta e pronës! Faji është i qeverisë që ka dhënë lejen

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për protestën banorëve të Rrjollit.

Ai tha se, PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta e pronës, por faji është i qeverisë që ka dhënë lejen.

Osman Stafa: Z.Berisha, një tjetër situatë e nxehtë është duke u zhvilluar thuajse në përditshmëri në Shkodër në Baks-Rrjoll. Çfarë e pengon PD për të mbështetur këta banorë?

Sali Berisha: Absolutisht, nuk e pengon asgjë dhe PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta, i cenohet prona.

Asnjë gjë.

Asnjë pengesë nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Deputetët tanë kanë qenë aty.

Në qoftë se ju mendoni se PD do të jetë pjesë në çdo protestë, kjo besoj se është… PD mbështet çdo protestë të drejtë.

Dhe, të them një gjë këtu, kemi ndërtuar më shumë se kushdo në histori dhe më shumë se kurrë dhe nuk kemi pasur absolutisht, përveçse në një rast, asnjë protestë nga pronarët për shpronësimin e tokave të tyre.

Pse?

Sepse nuk kemi bërë asnjë hap pa i dëmshpërblyer ose pa firmosur marrëveshjen me ta se në këtë kohë do marrin paratë.

Dhe do u jap një shembull.

Rruga e Kombit ka bërë shpronësimet më të mëdha dhe ajo është ndërtuar duke bërë dizajnin dhe duke ndërtuar.

Çfarë bëmë ne?

Ne krijuam një ekip ekspertësh kompetentë dhe e bashkëngjitëm me dizajnin me një qëllim të vetëm, që aty ku vihej vija për të marrë tokën, negociohej me pronarin, i ofrohej shpërblimi, firmosej kontrata me të dhe nga Rrësheni gjer në Morinë, nuk ka pasur asnjë protestë sepse nuk ndërtohej pa zgjidhur problemin e pronësisë.

Atëherë, çfarë duhet të them me këtë?

Përgjegjës kryesor për këtë është qeveria, e cila në asnjë rast nuk duhet të firmosë asnjë leje pa marrë garanci të plotë se është zgjidhur plotësisht problemi me pronarët.

Kurse qeveria merr paratë vetë dhe i lëshon lejet sipas dëshirës.

Ne, qoftë në Rrjoll, qoftë kudo që dalin, ne mbështesim plotësisht pronarët e ligjshëm.

Ne nuk pranojmë kurrë arbitraritetin ndaj tyre.

Ata që përpiqen ta politizojnë, ata mashtrojnë.

-Meqenëse në terren nuk shkoni dot për t’i mbështetur në përditshmëri, nga selia e PD sa deklarata keni bërë?

Sali Berisha: PD mbështet politikisht.

-Sa deklarata keni bërë?

Sali Berisha: PD mbështet politikisht. Duhet të jenë komunitetet ata…

-Por përveçse rasteve kur u kemi bërë pyetje, në sa raste ka dalë PD në një deklaratë për shtyp për të dalë në mbështetje ose për të kërkuar një zgjidhje të situatës?

Sali Berisha: Kjo është të paktën e treta herë që unë prononcohem para medieve.

-Pas pyetjeve…

Sali Berisha: Jo, edhe pa pyetje se kemi pasur deputetin atje ne, përfaqësuesin tonë.

Dhe prapë e them këtu, kudo dhe në çdo rast ne qëndrojmë prapa pronarëve të ligjshëm.

E theksoj këtë.

Por ne fajësojmë qeverinë në radhë të parë sepse qeveria nuk duhet të japë asnjë leje pa u garantuar plotësisht se komuniteti ka marrë atë që i takon.

Kjo është.

Ne kemi vepruar në këtë mënyrë për veten tonë. Rasti i Rrugës së Kombit, sepse Rruga e Kombit u ndërtua në atë formë, kurse të tjerat jo, të tjerat bëhej projekti, pastaj shpronësoheshin.

Dhe në 8 vite, 11.300 kilometra rrugë, qindra e qindra shkolla, kopshte, kanalizime, ujësjellësa, të vetmen përplasje që kemi pasur ka qenë me banorët tek Shkolla Teknologjike, të cilëve u ofruam zgjidhje dhe ata ranë plotësisht dakord.

Nuk kemi pasur.

Kjo që ndodh nuk duhet të ndodhte kurrë.

Dhe nuk mbrojmë asnjë njeri në mënyrë absolute.

Qëndrimi ynë është ky, të zgjidhet problemi me pronarët. Cilido qoftë dhe kushdo që të jetë.

Dhuna shtetërore ndaj pronarëve nuk mund të përdoret kurrë se këtë e krijon qeveria.

Qeveria paguhet dhe bën këto gjëra.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dënoj sulmin ndaj selisë së PD, e paralajmëroj Ramën se përgjigja do jetë ajo që nuk ia pret mendja atij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për sulmin e …