Berisha: Fokusi i protestave është Rama, jo Balluku! Çështja më madhore këtu është AKSHI

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi gjatë një dalje për mediat tha se, fokusi i protestave është Rama, jo Balluku.

Ai theksoi se, çështja më madhore këtu është AKSHI, janë vjedhur të dhënat e çdo qytetari.

Klajdi Bodlli: Z. Berisha, ju thatë që keni një plan, një ide për protestën e 28 shkurtit që do ia paraqisni kryesisë, apo Këshillit Kombëtar për të marrë një vendim. A varet skenari i protestës nga qëndrimi i mazhorancës ditën e sotme për zonjën Balluku? Dhe në idenë tuaj, a është përfshirë qëndresa pa ndalim apo ngujimi i një pjese të zyrtarëve të PD?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Protestat tona nuk kanë në fokus kryesor Ballukun. Fokusi kryesor i protestave tona është kryehajduti i kombit, Edi Rama.

Balluku është vetëm një aksesore e tij.

Por, protesta, revolta, kryengritja paqësore ka në epiqendër Edi Ramën për ne.

Dhe çdo qytetar duhet të ketë të qartë. Ai është mater matrix, nëna e nënës të gjitha këtyre aferave që kanë dalë, këtyre gjirizeve që kanë shpërthyer.

A e dini ju se AKSHI është të paktën tre herë më kriminal, më i rëndë se çdo aferë tjetër?

A e dini ju se në qoftë se në aferën Rama-Balluku janë vjedhur taksat e çdo shqiptari, në aferën e AKSHI-t janë vjedhur të dhënat personale të çdo shqiptari.

Çdo e dhënë që ka ekzistuar për çdo qytetar shqiptar.

Që të gjitha janë plaçkitur pas vendosjes me rastin e bllokimit të TikTokut të atyre aparaturave të kërkimit të thellë.

Gjithçka është kontrolluar nga Lindat e AKSHI-t dhe Edi Rama. Nga bota e krimit.

A e kuptoni ju se ç’do të thotë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale kanë tani në dorë çdo të dhënë për çdo qytetar, për çdo kundërshtar, për çdo rival, për çdo politikan, për çdo deputet, për çdo ambasador, për çdo njeri që jeton në Shqipëri.

A e dëgjuat ju zëdhënësin Baton Stanishiqin që tha se ambasada ka dërguar vetëm një kabëll nga 16 dhjetori për AKSHI-n.

Kjo është një shkelje flagrante e konventave ndërkombëtare që garantojnë normale të trupit diplomatik në Shqipëri.

Ne e kemi denoncuar këtë me kohë.

AKSHI është afera më e pashembullt në historinë e Europës. Janë vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, çfarëdo që ka ai. Të gjitha janë vjedhur.

Ndaj dhe nuk bëhet fjalë këtu që ne të kemi objekt, e kemi Lubinë, por kryesor është Edi Rama.

Dhe e themi këtu, çështja më madhore është AKSHI.

AKSHI tejkalon çdo lloj krimi.

E kupton ç’do të thotë të vjedhësh të dhënat e çdo shqiptari?

Ndaj dhe kryengritja thirret për Edi Ramën si kreu i organizatës kriminale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dënoj sulmin ndaj selisë së PD, e paralajmëroj Ramën se përgjigja do jetë ajo që nuk ia pret mendja atij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për sulmin e …