Bardhi pas mbledhjes: Socialistët mburojë për Ballukun, SPAK solli prova të reja

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK po kërkon arrestimin.

Mbledhja u mbyll pa një vendim të dhënë ditën e sotme, ndërkohë sipas Bardhit, Edi Rama kishte urdhëruar 5 anëtarët e Këshilit të bëhen mburojë për Ballukun.

Sipas Bardhit, prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion Këshillit të Mandateve provat konkrete se si Balluku përmes “të fortëve” dhe zyrtarëve të kabinetit ka kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështje.

“Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku.

SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut. Prokoruroia tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg. Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj.

Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e SPAK/ Kush janë të fortët që kërcënuan dëshmitaret për Ballukun

SPAK i ka përgjuar dhe i ka me emra të fortët e Ballukut që kanë …