Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ te kryeministria, u bëri thirrje qytetarëve që në 28 shkurt të bashkohen kundër qeverisë dhe Edi Ramës, që vazhdon e mban Belinda Ballukun edhe pse ajo kërkohet të arrestohet nga SPAK për akuza të rënda.
Ai tha se, Lubisë do ia heqin imunitetin qytetarët! Të shtunën në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës!
Berisha: Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne.
Kush, Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh.
Nuk vjen njeri të na e nxjerrë.
Jemi ne.
A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot?
Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre.
Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj.
Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit.
Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj.
Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj.
Ai ishte propozimi i prokurorëve.
Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin.
Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi.
Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë.
Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj?
Qytetarët shqiptarë!
Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Gazeta RD