Masakra me lumin e ish-deputetit të PS/ “Krimi i rëndë” që rrëzoi rrugën dhe urën në Prrenjas

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilëson si një “krim të rëndë” në aksin rrugor Dragostunjë–Prrenjas, duke akuzuar kompaninë kontraktuese “ANK” me pronarë Agim dhe Ndue Kola (ish-deputet i PS), për marrjen e zhavorit pa kriter, nga shtrati i lumit Shkumbin.

Sipas Berishës, kjo ndërhyrje ka sjellë lëvizjen e bazamentit dhe rrëshqitjen e rrugës, duke dëmtuar seriozisht infrastrukturën e zonës.

Në një postim në Facebook, Berisha publikoi edhe mesazhin e një qytetari digjital, i cili tregon se ndërhyrja e kompanisë ka ndodhur dy javë më parë dhe ka shkaktuar rrëshqitjen e tokës në të njëjtin vend.

“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë–Prrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!” shkruan Berisha në postimin e tij.

 

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimet e SPAK/ Kush janë të fortët që kërcënuan dëshmitaret për Ballukun

SPAK i ka përgjuar dhe i ka me emra të fortët e Ballukut që kanë …