Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve për qëndrimin e Brukselit në lidhje me negociatat pas mbrojtjes që Rama po i bën Ballukut.
Marsi Korreshi: Z. Berisha, ju keni denoncuar paralajmërimet që vijnë nga Brukseli, edhe me ndërprerje të procesit të negociatave për shkak të mbrojtjes që Edi Rama po i bën Belinda Ballukut. Nëse deri në fund socialistët do të votojnë kundër në seancën plenare për heqjen e imunitetit të Ballukut, çfarë sinjalesh keni nga Brukseli, në një kohë që po përgatitet edhe për ndryshime ligjore për mbrojtjen nga pezullimi?
Sali Berisha: Sinjalet janë shumë të qarta, BE, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, vendet më kryesore të BE, kanë folur qartë para shqiptarëve. Asnjë pengesë drejtësisë, shkarkohet Lubi Balluku, t’i hiqet imuniteti.
Në mëngjesin e punës që ka pasur me ambasadorët kryesorë të BE në Bruksel, në një mençuri, nuk kanë preferuar ta lënë të flasë gjatë se kur e merr fjalën ai, nuk ka llafazan më të mërzitshëm, nuk mund ta imagjinoni ju, ai nuk ndërpritet.
Ai ka vesin që të flasë pa mbarim, të grijë sallatë pa mbarim dhe këtë tani ia kanë marrë vesh të gjithë dhe e kanë pritur me këmbë të para. Nuk je këtu për të na dhënë shpjegime, të kemi thirrur për të shpjeguar një, dy, tre, përndryshe do kesh një raport shumë të keq.
Raporti i keq, siç u rrodh, është zhbërja e procesit gjersa Edi Rama të jetë në pushtet.
Po ky nuk ka interesa të tjera, ky është i gatshëm t’ia mbyllë Shqipërisë dyert e BE.
Ky është i dalë boje.
Kudo që shkon, ky shkon si një langaraq i pashoq.
Imagjinoni ju, kur presidenti Donald Trump bombardoi bunkerët në një operacion perfekt nuklear të Teheranit, ju kujtohet se çfarë tha, Evropa është paqja, nuk merr mend nga SHBA. Është kultura e paqes, amerikanët vijnë, hedhin ca bomba dhe ikin.
Shkoi në Bord, dhe aty mbajti një fjalë neveri si askush tjetër.
Pra, është i damkosur si lëngaraqi i komunitetit ndërkombëtar.
Gazeta RD