Mbi 956 mln euro të hedhura në rrugë që shemben, PD: Në shesh më 28 shkurt për llogaridhënie!

Zëdhënësja e Anti-Korrupsion në PD, Genta Vagjeli ka denoncuar shpërdorimin e miliona eurove të hedhura në rrugë që po shemben.

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli tha se, të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, janë hedhur në asfalte që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.

Sipas PD, projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike.

Deklarata

Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.

Projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike.

Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar shembje apo dëmtime në këto akse:

Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit, inauguruar 1 vit më pare, kosto: mbi 300 milionë euro

Tuneli i Llogarasë – inauguruar 19 muaj më parë
Kosto: mbi 200 milionë euro

Tuneli i Skërficës rruga Kardhiq-Delvinë– hapur 3 vite më parë, kosto: rreth 145 milionë euro

Rruga Qukës–Qafë Plloçë – inauguruar 5 muaj më pare, kosto: rreth 260 milionë euro

Aksi Librazhd – Pogradec kosto: rreth 50 milionë euro

Aksi Maqellarë – Peshkopi (Luzni) – inauguruar 9 muaj më parë kosto: 10 milionë euro

Unaza e Burrelit – inauguruar 6 muaj më parë
Kosto: 1.2 milionë euro

Aksi Usojë – Mallakastër – inauguruar 5 muaj më parë kosto: 650 mijë euro

Aksi Kuç – Qeparo (segmenti që lidh lumin e Vlorës me Himarën) – inauguruar para 6 vitesh
Kosto: 35.4 milionë euro

Aksi Vllahinë – Poçem – çarje 2 vite pas ndërtimit , kosto: 4.7 milionë euro
Prej më shumë se 5 ditësh, qarkullimi në juglindje të vendit ka qenë i bllokuar, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë lokale.

Kjo nuk është thjesht çështje infrastrukture.

Kjo është çështje përgjegjësie.

Kur rrugët shemben, nuk shembet vetëm asfalti — shembet besimi i qytetarëve, dëmtohet ekonomia kombëtare dhe rëndohet barra mbi taksapaguesit.

Ne kërkojmë:

Hetim të plotë për përgjegjësit teknikë dhe administrativë të këtyre projekteve.

Garanci reale sigurie për qytetarët që përdorin këto akse rrugore.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë pasur 13 vite kohë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të bëjnë për vendin.

Pas 13 vitesh, bilanci është i qartë: rrugë të shembura, kosto të fryra, korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje.

Shqiptarët meritojnë rrugë të sigurta, jo projekte që rrëshqasin bashkë me dherat.

Koha e llogaridhënies nuk mund të shtyhet më.

Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në shesh.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …