Thellohet skandali i rrugëve të Rilindjes, çahet edhe aksi Skrapar-Përmet

Skandalet me rrugët e ndërtuara nga qeveria nuk kanë fund në vendin tonë teksa një tjetër aks ka shfaqur probleme të rënda.

Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”.

Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.

Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …