Nuk ka asnjë gjurmë të Belinda Ballukun. Ka munguar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Eshtë zhdukur nga daljet pubike. Nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen e Komisionit të Mandateve ku kërkohej nga prokurorët heqja e mandatit të saj për tu arrestuar. Kryetari i PD, Berisha ka deklaruar disa herë në daljet publike se “ajo nuk është parë më as në banesën e saj”. Megjithëse me një pasaportë të bllokuar, dyshimet janë se Belinda Balluku është larguar nga Shqipëria me miratimin e Ramës.
Dyshimet për një arratisje të mundshme të Ballukut shtohen edhe pas ndryshimeve të fundit në qeveri. Gjithmonë përpara se Rama të lejojë arrestimin e njerëzve të tij, ai i largon ata nga postet drejtuese në qeveri dhe në parti. Kështu ka ndodhur edhe me Tahirin si dhe tentoi të njëjtën skemë me Ahmetajn.
I gjendur nën presionin e revoltës së protestave nga njëra anë dhe në anën tjetër të presionit të hapur ndërkombëtar për të mos pengur drejtësinë në rastin Balluku, Rama duket se ka zgjedhur një rrugë të mesme. Ai nuk do të lejojë që Balluku të arrestohet ndaj dyshimet janë se ai e ka larguar atë nga Shqipëria.
Duke e larguar nga Shqipëria, Rama i lejon vetes që ti heqë asaj imunitetin, por ky akt nuk ka vlerë sa kohë dyshimet janë se Balluku është arratisur. Në këto kushte Rama shpreson t’ia hedhë komunitetit ndërkombëtar duke i mashtruar ata dhe duke u thënë se unë lejova heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërkohë që vetë ka miratuar largimin e saj nga Shqipëria për të mos u arrestuar.
Gazeta RD