Dyshimet për puç/ Pse Rama e zhduku Spiropalin

Rama e ka larguar Elisa Spiropalin nga qeveria pa dhënë asnjë shpjegim se përse brenda një periudhe të shkurtër kohore ka flakur nga qeverisja ministren e Jashtme.

Në media ka dalë versioni se Spiropali është larguar nga Balluku duke ditur raportet e tensionuara mes tyre. Në të vërtetë kjo nuk ka lidhje me Ballukun, por me paranojatt e Ramës për të gjetur armiq të brendshëm në Parti.

Rama e ka larguar Spiropalin se pse dyshonte se ajo po i përgatiste atij një puç me amerikanët. Spiropali ishte ndër të paktat që mundi të sigurojë disa takime me një këshilltar të Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë Mëngjesit të Lutejeve si dhe pati takime me zyrtarë të qeverisë amerikane.

Nën paranojën e armiqve të brendshëm.Ramës nuk i kanë pëlqyer këto takime të Spiropalit dhe ai ka dyshuar se ajo po i përgatiste atuij një puc.

Shumë zëra brenda PS flsinin prej kohësh se Spiropali po synonte të ishte pasuesja e Ramës. Duke i shtuar këtyre zërave brenda PS edhe rolin e diplomatik të Spiropalit në funksion të axhendës personale, të gjitha këto kanë bërë që Rama ta zhdukë atë nga qeveria.

About Krye Redaktor

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …