Tension në Këshillit Bashkiak Vlorë, bllokohet mbledhja!

22 pika në rend të ditës dhe mosplotësimi i kuorumit për komisionin juridik, ka bërë që këshilltarët e opozitës të kundërshtojnë vijimin e mbledhjes.

Gjatë procesit të miratimit të rendit të ditës, opozitarët kanë vendosur të braktisin mbledhjen, duke bërë që mbledhja e këshillit të mos ketë prezencë mjaftueshëm për të plotësuar kuorumin.

Për këshilltarin e opozitës, Atird Hoxha, vendosja me 22 pika në rend dite, kur çështjet për diskutim kanë rëndësi madhore siç është “rishikimi i buxhetit”, miratimi i sha Vlora Invest, vendosja e parkimit me pagesë për akset rrugore etj. Ligjërisht thotë Hoxha, në Këshill lejohen deri në 10 pika në rend dite.

Largimi i këshilltarëve opozitar ka bërë që kryetarja e këshillit Bashkiak, Eliniqi Mërkuri të lajmërojë një tjetër mbledhje për ditën e nesërme, me të njëjtin rend dite.

Gjatë diskutimit të kryetarëve të grupeve të këshilltarëve, opozita ka sqaruar se as nesër nuk do të marrë pjesë në mbledhje nëse qëndron i njëri rend dite.

Mirëpo, lëvizja e socialistëve mbetet prezenca e të gjithë këshilltarëve socialist, që sjell kështu plotësim kuorumi me 31 këshilltarë nga 51 Totali.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …