Alizoti: Protesta rruga e vetme, qytetarët kanë arsye të ndihen të indinjuar!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka reaguar ndaj valës së shkarkimeve në qeveri dhe zhvillimeve të fundit politike, duke përfshirë edhe rastin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, si dhe protestën e paralajmëruar të opozitës për ditën e nesërme.

Alizoti u shpreh se, protesta është e vetmja rrugë për shoqërinë dhe opozitën, duke theksuar se vendimet e drejtësisë nuk po zbatohen. Sipas tij, Edi Rama do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Ballukun, por ajo do të përballet me drejtësinë.

“Protesta është rruga e vetme e shoqërisë dhe opozitës. Nuk zbatohet vendimi i drejtësisë.

Mendoj se Rama do bëjë betejë maksimale për të mbrojtur Ballukun, do përpiqet të shpikë taktika të reja, por Balluku do shkojë para drejtësisë.

Protesta është zemërim. Ato kanë qenë paqësore. Nëse njerëzit shohin se elitat politike posedojnë këto pasuri të dokumentuara, ndërsa shumë të tjerë janë nëpër burgje, duhet të jenë të zemëruar. Nuk ka çfarë të ndodhë tjetër më për t’u zemëruar”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Këshilltari i PD Vlorë: Qytetarët meritojnë shërbime, jo taksa të reja pa zgjidhje reale

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë, këshilltari Atrid Hoxha ngriti shqetësime serioze për projektvendimin …