Gazetari gjerman, Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin.
Sipas tij detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, shkruan Martens në postimin e tij në “X”.
Gazeta RD