Këshilltari i PD Vlorë: Qytetarët meritojnë shërbime, jo taksa të reja pa zgjidhje reale

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë, këshilltari Atrid Hoxha ngriti shqetësime serioze për projektvendimin e parkimeve me pagesë në akset kryesore të qytetit.

Ai kërkoi transparencë dhe llogaridhënie për mënyrën e zbatimit të këtij projekti, duke theksuar se qytetarët dhe bizneset nuk mund të mbajnë barrë të re financiare, ndërkohë që shumë rrugë janë ende të papërfunduara.

“Mos vallë do të paguajnë edhe invalidët për parkimin? Pa infrastrukturë dhe pa standarde, si mund të kërkohen më shumë para nga qytetarët?”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Ai tha se, qytetarët meritojnë shërbime, jo taksa të reja pa zgjidhje reale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …