Zemërim dhe revoltë, u vihet zjarri koshave të mbeturinave tek Policia e Shtetit

Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Qytetarët janë derdhur në rrugët e Tiranës, duke u grumbulluar fillimisht përpara Kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit marshonin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të policisë në disa momente u dogjën koshat e mbeturinave.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Me flamuj kombëtarë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, protesta është shoqëruar nga brohorima të vazhdueshme “Rama ik” dhe “Edi Rama në burg”!

Protesta e opozitës, u vihet zjarri koshave të mbeturinave

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Ka qenë një marshim tërësisht paqësor, jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës !

Protesta e opozitës e mbajtur ditën e sotme në Tiranë u përshkallëzua në tensione dhe …