Berisha: Asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore!

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë për gazetarët teska marshimi protestë vijon drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ai tha se, asgjë nuk e mbron Edi Ramën nga kjo revoltë popullore.

Berisha shpjegoi dhe arsyen pse marshimi protestë po drejtohet drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

“Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj.

Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.

Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij.

Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.

…E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Edi Rama ka përjetuar sot një makth, po shkon drejt fundit!

Pas marshimit me molotovë, Flamur Noka është shprehur për gazetarët se çdo pushtet kur aplikon …