Marshimi drejt Policisë/ Berisha: Ilir Proda është mercenar i Ramës, në zyrën e tij është Ergys Agasi

Protesta marshim e opozitës ka për itenerar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në një prononcim për median Berisha tregoi dhe pse kjo ndalesë.

-Pse te Policia e Shtetit, zoti Berisha?

Sali Berisha: Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda.

Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti.

Je një shërbëtor, një mercenar i tij.

Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata.

Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar.

Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit.

Ne shkojmë gjer atje.

About Redaksia

Check Also

Noka: Edi Rama ka përjetuar sot një makth, po shkon drejt fundit!

Pas marshimit me molotovë, Flamur Noka është shprehur për gazetarët se çdo pushtet kur aplikon …