Berisha: Për tre orë marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit

Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti marshimin e sotëm protestë si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Berisha mbajti fjalën nga selia e PD-së pas përfundimit të marshimit protestë që zgjati gati 3 orë.

“Heronj të vërtetë jeni!

Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot.

Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit.

Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë.

I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …