Berisha: Rama i drejtoi topat e ujit drejt meje, por i them o langaraq, ku ka topa që më lëkundin mua!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi dhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.

“Miq, korrëm një fitore tjetër sot.

Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës.

E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla.

O lëngaraq.

Po ku ka topa që më lëkundin mua.

Ta tregoj mire”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …