Çmënduria e një shoqërie që po degradon…

Nga Adriana KALAJA
Nisur nga ngjarjet e viteve të fundit, kryesisht ato që datojnë në vitin 2019 e vijim, por sidomos edhe kjo që po ndodh me pronat e banorëve të Baks-Rrjollit, nuk e shpejgoj dot, histerinë, çmëndurinë dhe absurditetin, e atyre që pranojnë propagandën rilindase, ose shqip, sufllaqen e rradhës.
Së pari, ashtu siç ja kam shprehur nga afër edhe banorëve të zonave të sipër cituara por edhe atyre të Baks-Rrjollit, unë jam me ta dhe i kam ofruar edhe mbështetje ligjore në vijim.
Së dyti, unë e kam deklaruar se jam kundra grabitësve, pavarësisht emrit të oligarkut, dhe pro qytetarëve të këtij vendi.
Së treti, nisur edhe nga teoria ime e “tritolit”, jo më kot të gjithë oligarkët u investuan kundra meje bashkë me regjimin.
Ndërkohë, absurditetin deri në çmënduri të kësaj shoqërie që po degradon, të cilin nuk ka studiues dhe shkencëtar t’a shpjegojë, po e reduktoj në disa pika:
1. I japin/shesin votën Edvinit të Kristaqit dhe mafies në pushtet, e llogari i kërkojnë Sali Berishës.
2. Ndryshe nga e gjithë Europa Lindore, Berisha i bëri gjithë shqiptarët me shtëpi, këta i japin/shesin votën banditit Rama, që prej 13 vitesh po i grabit ato. Edhe me ligj madje.
3. Pushtuesi Rama i ka shkuar te dera e shtëpisë, i dhunon, i nxjerr jashtë, gra e fëmijë bashkë, me gaz lotsjellës, e këta ulërasin “Ku është Saliu”.
4. Unë, bëj maksimumin në shërbim të interesit publik, këta me telekomandë nga divani apo krevati më kërkojnë llogari, më japin udhëzime si të luftoj, protestoj apo kë të mbështes e kë jo.
5. Votojnë Sudet, e mua nuk më pushon telefoni. 24/7, se ndihmën e përkrahjen, e duan nga unë.
Ndaj, njerëzve të mirë e me integritet, që nuk bëni pjesë te ky grupi i mësipërm, u them se liria mbrohet me çdo çmim dhe se,
SKLLEVËRIT, nuk e MERITOJNË LIRINË.
Për këtë arsye, mos mungoni sonte në orën 18.00, përballë zyrës së burrit të Lindës me 4 mbiemra.
Vetëm kështu, mbrojmë fëmijët tanë, familjet e pronat tona, se Atdheu është të gjitha këto së bashku.

About Redaksia

Check Also

U dogj simbolikisht fasada e rreme!

Nga Alba KEPI Në 2023 u pagëzua “Vilë Arti”. Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, simbol …