Shkarkimi i Prodës/ Boçi: Po të jesh i implikuar me krimin bën karrierë! Po Koçiu?

Nnënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka ironizuar motivacionin e bërë publik për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisësë Shtetit, Ilir Proda, ku thuhet se ‘nuk siguroi rend dhe siguri për qytetarët në protestën e opozitës’.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se, këtu tek ne të jesh i implikuar me krimin nuk shkarkohesh, madje bën karrierë siç bëri Proda.

Reagimi

Motivacion më “të bukur” se sa ky për shkarkimin e Prodës nuk kisha lexuar ndonjëherë.

Se këtu tek ne të jesh i implikuar me krimin nuk shkarkohesh, madje bën karrierë siç bëri Proda.

Megjithatë kështu ndodh kur të përdorin si condom dhe Proda është i ndërgjegjshëm dhe kam bindjen që është i gëzuar.

Po mirë Proda iku për këtë motiv “të fortë” shumë, po Koçiu që deklaroi që nuk e merrte përsipër protestën (për të ruajtur rendin e sigurinë e shtetasve të huaj) ku duhet të shkojë?!!

Zv/Kryeministre?!!!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaron se, anëtarët demokratë të Këshillit të …