Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaron se, anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve do të dorëzojnë sot në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut.
Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se, Balluku, sipas Prokurorisë i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Për këtë arsye jemi pro kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut.
Postimi
Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.
Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.
Gazeta RD