Berisha: Edhe blogeri i njohur afrikan e shpalli Ramën brend ndërkombëtar të korrupsionit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit, se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni.

Duke folur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha tha se, me Ramën u tall edhe blogeri i njohur afrikan, i cili e shpalli kryeministrin e Shqipërisë, një brend ndërkombëtar të korrupsionit.

Berisha: A e dini se çfarë ka ndodhur?

Një bloger afrikan, Samson Oxhiajo, që u bë i famshëm në botë- dëgjojeni edhe ju o policë për të marrë vesh se cili është njeriu që i mbroni zyrën- që u bë i famshëm në mbarë botën sepse shkroi dy rreshta, filan politikan thotë se korrupsioni është i dëmshëm kur nuk jam unë.

Me këtë frazë, Samson pushtoi hapësirën komunikative të botës.

Por çfarë shkruan Oxhiajo para dy ditësh në blogun e tij?

Ai shpall superyll të korrupsionit Edi Ramën.

Edi Rama, informon ai në blogun e tij të famshëm, ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se sa vetë korrupsioni.

Dhe thotë, pra dëgjojeni, Edi Rama është brendi ndërkombëtar i korrupsionit.

Miqtë tanë, që u kthyen në vendet e tyre, që ishin këto ditë, çfarë mesazhesh sjellin?

Sigurisht tejet të veçanta.

U shokuam nga ato që panë në Shqipëri.

U shokuam nga ato që dëgjuam në Shqipëri.

Dhe tani në zyrat e lartë të qeverive të tyre na thonë, keni të drejtë, keni shumë të drejtë, e kuptojmë që kemi qenë të painformuar për narkoshtetin shqiptar, për shtetin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës.

Ua thashë këto se shqiptarët duhet të dinë realitetin.

Por e thashë këtë edhe për një arsye tjetër, se në kuptimin më absolut të fjalës, shpresa e vetme jemi ne.

About Redaksia

Check Also

Flet për sabotim nga Gjermania/ Gazetari: Rama ka humbur mbështetjen ndërkombëtare, nuk e mbyll mandatin

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka gjasa që …