CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi-Ballës: Kur PS të distancohet nga korrupsioni i Ballukut, ne nuk do të protestojmë!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka replikuar me kreun e grupit të PS në Kuvend, Taulant Balla në lidhje me aktet e dhunës gjatë protestës së opozitës më 28 shkurt.

Bardhi tha se distancimi nga dhuna do të bëhet kur vetë PS të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut.

Gazment Bardhi: Meqënëse parafolësi, kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, kërkoi të distancohemi nga dhuna, po ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, ne distancohemi nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar.

Ne distancohemi nga çdo normalizim i një situate që po e çon Shqipërinë shumë hapa prapa.

Të vish në foltore dhe të marrësh një fjali krejt normale të kryetarit të komisionit të jashtëm ndërkohë që të injorosh një fjalim të mbajtur për Shqipërinë ku i kërkon kësaj mazhorance të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut, së dyti të mos vonojë në asnjë moment më shumë, por të heqë sa më shpejt imunitetin dhe përballjen e saj me drejtësinë si qytetare e barabartë para ligjit.

Koleg, duhet të kesh parasysh se ne nuk rrimë në paradhomën e kryeministrit për të ditur se çfarë qokash bën ai me pronat e shqiptarëve. Nuk e kemi këtë informacion.

Fakti që një pronë publike i është kaluar një fondacioni francez, u desh protesta e datës 28 që ta mësonim ne dhe shqiptarët.

Dhe Shqipëria nuk vuan nga simbolikat, por nga ajo që qëndron në themel të kësaj qeverisje, që është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Kur të dalësh ti në foltore dhe të distancohesh nga politikanët që bashkëpunjnë me krimin e organizuar, të distancohesh nga korrupsioni, dhe të plotësosh atë që thotë Kryetari Komisionit të jashtëm se “Balluku është tekst kritik për luftën ndaj korrupsionit” prit ndonjë reagim nga ne se me gjasë nuk do të ketë nevojë për protestë.

About Redaksia

Check Also

Flet për sabotim nga Gjermania/ Gazetari: Rama ka humbur mbështetjen ndërkombëtare, nuk e mbyll mandatin

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka gjasa që …