Protesta tjetër madhështore/ Ditën e diskutimit të imunitetit të Ballukut, paralajmërimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përmbyllje të fjalës në Foltoren para Kryeministrisë, ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ditë në të cilën do të diskutohet mbi heqjen e imunitetit të deputetes së PS, Belinda Balluku.

Berisha tha se,është koha që të gjithë shqiptarët të mblidhen para Parlamentit dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, kundër një qeverie që tashmë nuk ka çfarë të bëjë më.

Berisha: Do thoni ju, po mirë, çfarë do bëjnë të tjerët? Nuk mund të bëjnë asgjë të tjerët.

Të mos mashtrojmë veten.

Të tjerët bënë maksimumin.

Nuk mund të bëjë më shumë një vend se sa të dërgojë këtu ministrin e Jashtëm me mision të prerë që shteti ligjor duhet të funksionojë.

Nuk mund të bëjë më shumë Komisioni se sa të dërgojë Komisionerin për Ligjet që t’i thotë se rruga drejt Europës mbyllet në qoftë se ti mbron Lubinë.

Nuk kanë çfarë bëjnë më shumë.

Të jemi njerëz të qytetëruar.

Të marrim përgjegjësitë tona, të bëjmë vetë ne.

Ndaj të bashkohemi.

E përshëndes parafolësin, është dita e historisë kjo.

Është dita e bashkimit, ditë në të cilën u themeluar kapitulli më i lavdishëm i historisë së këtij kombi, rezistenca ndaj superfuqisë më të madhe të kohës.

Çfarë e kemi Edi Ramën ne?

Asgjë nuk e kemi për ta hedhur aty ku e meriton, në kosh të plehrave.

Një aventurier që nuk ka asgjë shqiptare në qenien e tij, që tani për të ruajtur miliardat e tij, bashkohet me Vuçiçin.

Kur bashkohet? Kur Europa e ka damkosur.

Se edhe atë, për ca kohë e ndihmoi në mënyrë të jashtëzakonshme Edi Rama.

Historia do i nxjerrë të gjitha, por tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar në tërësi dhe Kosovës në veçanti, nuk ia ka bërë asnjë shqiptar tjetër pas Enver Hoxhës.

Por edhe atij, një kriminel, një autor gjenocidi, një njeri që organizonte safarin, gjahun e njerëzve në Sarajevë, gradualisht Europa e nxori se kush është.

A u kujtohet ju o miq kur bënte thirrje të mos vendosen sanksione se Vuçiçi nuk po zbaton sanksionet kundër Rusisë?

A e mbani mend kur thoshte se gabim i madh, nuk mund t’i vendosë Serbia sanksione Rusisë, se përmbyset Serbia?

A u kujtohet kur kalonte nga një samit në një tjetër si avokat i djallit?

Po.

Tani që Europa e kuptoi kush është ai, tani i del zot ky. Tani ky shkruan kryeartikullin me të, për t’i thënë Europës që nuk jam me ty, jam me Vuçiçin.

Këto nuk na zgjidhin ne, këto vetëm na ftojnë ne të zgjidhim këtë situatë.

Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, duhet të bashkohet me ne.

Është kollaj, unë e kuptoj që njëri ka frikë, tjetri ka këtë vërejtje, tjetri ka atë vërejtje, të gjitha janë të pranueshme.

Por nuk është e pranueshme të humbasim fatin tonë.

Fati ynë është integrimi në Europë.

Fati ynë është integrimi në Europë për sa kohë BE t’i ketë dyert e hapura.

Dhe tani që i ka dyert e hapura, po na i mbyll Edi Rama.

Ndaj dhe në këtë betejë që kemi nisur, nuk mund të humbasim kurrë.

Po humbëm ne, u garantoj se Shqipëria pas pak dekadash nuk do ekzistojë.

Imagjinoni ju, qytetarë të dorës së parë, qytetarë të dorës së tretë.

Europë e stër-Europë, këta të gjithë do ia mbathin të shkojnë në Europë, të bëhen qytetarë europianë, të lënë Shqipërinë.

Ftoj çdo shqiptar, ditën e diskutimit në parlament të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti.

Parlamenti i qytetarëve.

Parlamenti i shqiptarëve, jo i hajnave.

Jo i hajdutëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Gazetari nga Greqia/ Mund të vendosnin edhe shtatoren e Enver Hoxhës para Ambasadës Amerikane si instalacion

Gazment M. KAPLLANI Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës në Gjirokastër e bënë Muze Etnografik …