Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut vijon të zvarritet nga pala socialiste, prej vitit të kaluar.
Në rendin e ditës të seancës plenare, që pritet të mbahet ditën e nesërme Kuvendi nuk e ka përfshirë çështjen e Imunitetit të Ballukut, apo kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Mbetet për t’u parë se në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Balluku u shkarkua nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres, bashkë me Elisa Spiropalin dhe Pirro Vëngun.
Gazeta RD
