Një tjetër skandal u regjistrua në Kuvend, kur kreu i parlamentit, Niko Peleshi i mohoi të drejtën e fjalës kreut të opozitës, Sali Berisha.
Ky i fundit u përgjigj ndaj Elisa Spiropalit për replikë, pasi ajo ia përmendi emrin kur tha se nuk e priste që ta mësonte shkarkimin prej tij.
Ndërkohë, Berisha kishte edhe të drejtën e fjalës për procedurë.
Por Peleshi, në mënyrë skandaloze e quajti replikën e Berishës si një procedurë.
Një gjë e tillë shkaktoi tensione në seancë, pasi opozita kërkoi të drejtën e fjalës.
Pavarësisht shkeljes së rëndë, Peleshi vazhdoi rendin e ditës.
Gazeta RD