Topalli: Pushteti po rrëshqet drejt diktaturës, qeveria injoron qytetarët!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit deklaroi se, praktika si shkurtimi i kohës së fjalës për deputetët e opozitës dhe zgjatja e dënimeve për ta, janë veprime që ndodhin vetëm në vendet që po rrëshqasin drejt diktaturës.

Duke theksuar një kontrast të thellë mes prioriteteve politike, ajo vuri në dukje se ndërsa Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seanca në “kaos total” dhe emëron ministra pa i njohur emrat, parlamente si ai i Italisë përqendrohen në mbrojtjen e shtetasve të tyre në zonat e konfliktit.

Topalli: Ndryshimi i rregullores pa kaluar pesë muaj në mënyrë të njëanshme, është gjëja më e pabesueshme, por edhe kjo është shprehje e panikut të një pushteti që po rrëshqet. Shkurtimi i kohës së deputetëve të opozitës dhe zgjatja e dënimit të këtyre deputetëve ndodh vetëm në vendet që rrëshqasin në diktatura.

Ndaj dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm se në çfarë momenti po jetojmë ne. Por ne harrojmë edhe një moment tjetër që pushtetet që rrëshqasin në bashkëpunim me krimin dhe me narkusit, mendojnë se mund të përfitojnë nga momente kur zhvillohen luftra. Dhe biles ndoshta dhe i pëlqen.

Por, ndërkohë që ne këtu zhvillojmë seancë plenare në kaos total dhe me ministra që kanë ikur pa u votuar mirë dhe që s’ia dinë asnjëri as emrin, për shembull në parlamentin italian thërrasin ministrin e jashtëm dhe i kërkojnë të dinë se çfarë bën një shtet për të mbrojtur qytetarët e tij në ato zona që po bombardohen nga nga vendet domethënë që s’kanë, që nuk mbrojnë asnjë vlerë dhe që janë një rrezik për, për gjithë botën.

Çfarë bën ky që ju quani shtet për të mbrojtur qytetarët që ndodhen në ato vendet e Lindjes së Mesme? A ka pyetur kush? A ka pyetur kush ndonjë nga Ministria e Jashtme apo Ministria e Mbrojtjes? Apo ju edhe i hiqni, ju nuk dini se kur vijnë dhe kur ikin.

Dhe një e fundit, në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur ndërrohen këta që quhen ministra, kryeministri të mos jetë.

Nuk e di se sa fuqi keni ju për t’i thënë se kjo është një, jo një përbuzje ndaj parlamentarizmit, ndaj maxhorancës, ndaj qeverisë, por kjo shkel mbi çdo gjë zoti kryetar i parlamentit. Ndoshta ndonjëherë është më mirë që njeriu edhe të lëshojë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shndërrohet në rrezik kombëtar!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore janë pa …