Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Lubinë, Rama vrapoi drejt Vuçiçit, njeriut që dënoi vrasjen e mizorit Khamenei

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuvend tha se, për të mbrojtur veten dhe Lubinë, Rama vrapoi drejt Vuçiçit, njeriut që dënoi vrasjen e mizorit Khamenei.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, seancën më armiqësore ndaj qytetarëve shqiptarë që ka mbajtur ky parlament në tërë ekzistencën e tij.

Seancën në të cilën Kushtetuta shkelmohet publikisht para jush.

Seancën në të cilën interesat personale, idealet tuaja fisnike shkelmohen publikisht.

Seancën në të cilën fati apo e ardhmja e Shqipërisë shkelmohet publikisht për shkak të interesave kriminale të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Kurrë ndojëherë në një seancë nuk është luajtur më shumë me fatin e shqiptarëve se sa sot.

Në vend që seanca, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, por të themi haptas këtu, në përputhje me përpjekjet më të fuqishme të atyre që i duan të mirën Shqipërisë dhe që duan që Shqipërinë dhe shqiptarët t’i shohin aty ku e kanë ëndrrën evropiane, shkelmohet gjithçka dhe bllokohet heqja e imunitetit të Lubi Ballukut, e faktuar me qindra dhe mijëra dokumente, së bashku me Edi Ramën për vjedhje të miliarda eurove në prokurimet publike, në pasuritë publike.

Për bllokimin e sistemit të drejtësisë, që përbën një krim madhor kushtetues nga Edi Rama dhe Lubi Balluku.

Për presionin, shantazhin me bandat vrasës serialë të dëshmitarëve nga Edi Rama dhe Lubi Balluku.

Por mbi të gjitha, të dashur qytetarë shqiptarë, loja në kurriz tuaj, në kurriz të ëndrrës evropiane të shqiptarëve, por edhe të fatit më të mirë të shqiptarëve që është integrimi në BE, drama zhvillohet sa në Tiranë dhe në Beograd.

Njeriu që vrapoi nga sheshi në shesh duke nxjerrë nga xhepi një pasaportë, të cilën në dhjetëra qindra herë u paralajmërova se është kallp si pasaportë e BE, tani do u nxjerrë pasaportën e Vuçiçit, pasaportën e Serbisë duke kryer një akt madhor të tradhtisë kombëtare.

Duke dëshmuar se Edi Rama është një dhe i pazgjidhshëm me patronin e tij, Vuçiç.

I thoshte bukur një mik i yni, Genc Pollo, si qeni biblik që kthehet tek të vjellat e tij, edhe ky u kthye në Beograd për t’i thënë Europës që unë kam Beogradin dhe ju rrofshi për vete.

Nuk ka akt më antishqiptar se ky.

Mos harroni se raporti i tij me Vuçiçin meriton 10 ndëshkime për tradhtinë më të lartë kombëtare.

Mos harroni se ky kthehet sot tek Vuçiçi duke qenë njeriu që i kujtoi Kosovës kohën e bronzit. Lexoni pak kur thoshte se Kosova do të shkojë në kohën e bronzit.

Kur bënte thirrje për protektoratin e KFOR.

Kur kërkonte konferencë ndërkombëtare vetëm e vetëm që të ishin rusët brenda.

Ky shërbëtor, ky argat i Vuçiçit nuk është rastësi që shkon tani.

A nuk ishte ky që nga samiti në samit kalonte si zëdhënës i Vuçiçit duke i bërë thirrje NATO-s, duke i bërë thirrje BE-së që të mos vendosni sanksione ndaj Serbisë, se Serbia nuk mundet kurrsesi t’i vendosë sanksione Rusisë.

Ky argat i shpifur, kur u vra heroi në Banjskë nga sulmet terroriste, kur e gjithë Europa e dënoi si akt terrorist, foli për një ngjarje tragjike me humbje jete.

Edi Rama u kthye me letrën e hapur që i dërgon BE-së, me Vuçiçin, u kthye tek padroni i tij.

T’u pyes ju o të dashur shqiptarë, po çfarë ngjashmërie kemi ne me Serbinë? Cilin shtet kemi sulmuar ne?

Ne që jemi në të gjitha luftërat në anën e aleatëve tanë.

Si mund të rreshtohemi ne me Serbinë?

Çfarë gjenocidi kemi kryer ne, kundër kujt?

Pse ky faqezi do me çdo kusht të na lidhë me ta?

Çfarë shqiptari është ky që këtu nuk voton gjenocidin e serbëve në Kosovës?

Dëgjoni, të dashur qytetarë, çfarë është ky moment.

Lexoni pak çfarë thotë Vulin. Të sulmojmë Kosovën, të ndjekim Ajatollahët. U bën thirrje të sulmojnë Bondstillin.

Po, po janë reale këtu.

Dhe Vuçiçi dënon vrasjen e mizorit Khamenei. Kurse ky faqezi del me letër të hapur për BE-në së bashku me Vuçiçin.

A e kuptoni apo jo?

A jeni shqiptarë apo jo?

A jeni shtetas të këtij vendi?

E doni këtë vend apo e urreni njëlloj si ai?

E gjitha kjo për të mbrojtur krimet e tij.

Për të mbrojtur Lubinë e tij.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është akt i pashembullt.

Letër e hapur që ne jemi me Serbinë, nuk do jemi me ju.

Na jepni atë tregtinë e lirë dhe të tjerat i zgjidhim vetë.

Se do krijojmë me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur të ardhmen tonë.

Nuk duam pasaportën tuaj, duam pasaportën serbe.

A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni?

Haram e keni çdo pikë të qumështit të nënës që keni pirë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shndërrohet në rrezik kombëtar!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore janë pa …