Ofendoi Albana Vokshin/ Qeni i Ramës e kthen Parlamentin në rrugacëri, sulmohet nga deputetët

Situata është tensionuar në sallën e parlamentit të Shqipërisë, pasi drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka fyer rëndë deputeten e PD-së, Albana Vokshi.

Incidenti i rëndë ka ndodhur gjatë kohës që Balla po fliste dhe i tha deputetes: “për ty Albana kam numrin 0900”

“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë, që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”.  0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.

Më pas deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës dhe ndërprerjen e seancës, ndërsa kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, iu drejtua Ballës duke i thënë: Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tënde. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë. Burrë legen.

About Redaksia

Check Also

Fyeu rëndë Vokshin, deputetët e PD braktisin Kuvendin: Kërkojmë përjashtimin e Ballës!

Deputetët e PD në një deklaratë për mediat theksuan se ofendimet e kryetarit të grupit …