Balla fyeu deputeten Vokshi/ Këlliçi: Një akt i turpshëm që do të paguhet…

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas përplasjes së fundit në Kuvend, ku Taulant Balla ofendoi rëndë deputeten Albana Vokshi.

Këlliçi u shpreh se kjo është një sjellje e papranueshme nga një prej përfaqësuesve më të lartë të “Rilindjes” në Parlament dhe një tregues i servilizmit të ekstrem ndaj kryetarëve, si dhe lidhjeve kriminale që, sipas tij, lidhen me tutorin e Ballës, Suel Çelën.

Reagimi

Ky është përfaqësuesi më i lartë i ‘rilindjes’ në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ja si i drejtohet ai znj. Vokshi, deputete e PD dhe zv. Kryetare e EPP Women!
Eshtë anomali e madhe vetë ekzistenca e tij në politikë, një produkt i servilizmit ekstrem ndaj Kryetarëve dhe me lidhje kriminale me bandat më të rrezikshme në vend, ku shkëlqen tutori i tij Suel Çela!

E prapë, Taulant Balla i jep të drejtën vetes të ofendojë në këtë menyrë një grua nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë.

Ne nuk presim që Peleshi ta përjashtojë sepse Balla shkon në gjurmët e Ramës.

Por ai do ta marrë atë që meriton shumë shpejt nga qytetarët dhe nga dosjet stivë në SPAK.
Ashtu si shefi i tij, edhe ky nuk guxon të dalë në rrugë e as të ketë kontakt me njerëzit.
Janë të urryer po aq sa gjesti e fyerja që bëri sonte.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Ambasadën në Gjermani/ Foto e spiunit rus të punësuar nga Ambasadorja e Ramës në Gjermani

Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime …