Partitë Popullore dënojnë sulmin e Ballës ndaj Vokshit

EPP Women ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit ditën e djeshme. Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi.

Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme.

Grupi shpreh solidaritet të plotë me Vokshin dhe bën thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin gjuhën dhe sjelljet seksiste.

“Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike,” thekson EPP Women në deklaratën zyrtare.

Reagimi i plotë në shqip:

Ne, EPP Women, dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë seksiste të kryetarit socialist, Taulant Balla, drejtuar zv. kryetares sonë, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, duke sugjeruar se numri i saj është “0900” – referencë për një linjë seksi!

Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Dështimi për të adresuar këtë incident gjatë seancës është i papranueshëm.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me zv. kryetaren tonë dhe bëjmë thirrje për të gjithë aktorët politikë, veçanërisht ata të shumicës qeverisëse, që të ndalojnë përdorimin e gjuhës dhe sjelljeve që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat e grave.

Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike!

https://www.epp.eu/papers/combating-violence-against-women-in-politics-and-public-life

#EPP #EPPWomen #TëDrejtatEGrave #BaraziaGjinore #TolerancëZeroPërSeksizmin #FundSeksizmit #DinjitetNëPolitikë #VleraDemokratike

We, the EPP Women strongly condemn the sexist verbal attack by Socialist Chair Taulant Balla directed at our Vice President, Albana Vokshi, during the recent plenary session of the Albanian Parliament suggesting her number is “0900” -reference to a sex hotline!

Sexist remarks and personal humiliation have no place in democratic institutions. The failure to address this incident during the session is unacceptable.

We stand in full solidarity with our Vice President and call on all political actors, particularly those of the governing majority, to refrain from language and behaviour that violate the dignity and rights of women.

Respect and zero tolerance for sexism must guide our political institutions!

https://www.epp.eu/papers/combating-violence-against-women-in-politics-and-public-life

#EPP#epppwomen#womensrights#genderequality#zerotoleranceforsexism#endsexism#dignityinpolitics#DemocraticValues

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …