Bardh SPAHIA
Reagimi i Bardh Spahisë:
Banaliteti i paftyrësisë dhe mesazhet ndër rrjeshta.
Mesazhet e Ballukut janë të qarta.
Këmbanat po bien për shembullin, frymëzuesin, ideatorin, urdhëruesin dhe përfituesin e çdo vjedhjeje, për të cilat Balluku ishte vetëm masha në duart e kryehajdutit Rama.
Sot pamë kulmin e pafytyrësisë. Balluku, një ministre e shkarkuar që del nga zyra me pranga në xhep, por me mburrje të pacipë.
E kapur mat në vjedhje, ajo nuk kërkon falje, por na shet ‘mrekullitë’ e rrugëve që shemben pa u tharë akoma asfalti.
Ky nuk është thjesht guximi i një hajduteje. Kjo është arroganca e një skeme ku shefi është ideatori, ministrja është ekzekutorja dhe paratë tona janë karburanti që blen heshtjen dhe vjedh votat.
E prezanton pasardhësin si ‘kanakar’, duke na treguar se zinxhiri i vjedhjes nuk këputet, thjesht ndërron duar.
Mbrojtja që i bën ‘Padrino’ i saj Edi Rama, nuk është dashuri, është frikë! Sepse masha e nxehtë, djeg dorën që e mban. Mund të vidhni rrugët, mund të vidhni votat, por nuk e vidhni dot të vërtetën që ju ka plasur në fytyrë para syve të çdo shqiptari të vjedhur.
Drejtësia mund të vonojë dhe parlamenti i votave të vjedhura mund të ju shpëtojë për pak kohë por shqiptarët nuk kanë më asnjë ditë për të humbur nën babëzinë tuaj ndaj do ju hedhin në kosh të plehrave.
Gazeta RD