Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti u shpreh se shpërndarja e Kuvendit nuk është kushtetuese.
Ai tha se pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Ai theksoi se duhet të ketë dështim të raundit të tretë, që të ketë shpërndarje të Kuvendit.
“Nëse nuk zgjidhet pas 6 ditësh atëherë të shpërndahet Kuvendi. Kjo dispozitë vendos afat maksimal. Duhet të ketë dështim të raundit të tretë që të ketë shpërndarje të Kuvendit.
Pa folur Gjykata Kushtetuese, nuk mund flasim për zgjedhje të reja. Nëse nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi nuk mund të shpërndahet. Nëse presidenti nuk zgjidhet nuk shkohet në zgjedhje. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është Kushtetues”, tha Kurti.
Gazeta RD