Mësuesja: Arsimi ka prekur fundin, shifra alarmante dhe braktisje masive e mësuesisë!

Dave Marku, mësuese më përvojë dhe një aktiviste e shoqërisë civile ngriti zërin për situatën vërtet shqetësuese në të cilën ndodhet arsimi shqiptar.

Në tryezën e organizuar nga PD me rastin e 7 marsit, Marku tha se themelet e arsimit tonë parauniversitar janë vërtet të dobëta.

Raportet evidentojnë rënie drastike të nivelit të njohurive të nxënësve jo vetëm në Matematikë por dhe në gjuhë shqipe. Një tjetër problematikë madhore është braktisja e profesionit të mësuesisë nga të rinjtë. Numri i maturantëve që aplikojnë për degët e mësuesisë ka pësuar një rënie drastike, duke shkuar nga rreth 14,500 aplikantë në vitin 2013, në vetëm 6,000 sot.

Fjala e Dave Markut

Vihet re rënie drastike në Matematikë, zgjidhjen e problemave dhe mendimit të thelluar në matematikë. Kanë humbur 69 vende duke renditur Shqipërinë të fundit në botë. Po t’i referohemi edhe gjuhës shqipe në mendimin kritik, nxënësit shqiptarë vetëm 14% e tyre mundet të arrijnë nivelin bazë, kur mesatarja e OECD-së është 78%. Domethënë kemi prekur fundin në cilësi dhe kjo ëh, shemp, shemp gjithçka. Do prekja pak edhe maturantët e shkollave të mesme, domethënë, ata të cilët i drejtohen mësuesisë. Në fakt ne këtu jemi mësues, besoj pjesa më e madhe dhe nuk e di cili prej nesh e ka, e ka fëmijën e tij për mësuesi. Dhe kjo është një, është një fakt, është një fakt që dhemb.

Dhe të shohësh se si ka rënë numri i maturantëve shqiptarë që kërkojnë mësuesinë nga 2013-ta në 2025-ën, ai është më shumë se e dyfishuar. Prej nja 14.500 diçka e tillë ishim në 2013-ën, sot jemi në 6.000 e diçka mësues. Por cilët maturantë kërkojnë mësuesinë? Kërkojnë mësuesinë maturantët të cilët nuk arrijnë të marrin degë të tjera. Dhe kjo është shumë e rëndë.

Na besoni ne që jemi nëpër shkolla, çfarë studentësh, çfarë mësuesish na vijnë. Me të drejtë. Se nëse shkon pjesa më e dobët me rezultate më të dobëta, aty është, aty është gjëja. Unë do do prekja paksa, emigrimi është prekur shumë e shumë dhe ajo shifra e madhe 44-45% e popullsisë prek pikërisht arsimin parauniversitar më shumë. Prek fëmijët, shkollat tona që janë bosh, shkolla të mbyllura, klasa të mbyllura edhe në Tiranë.

Kur flasim për kryeqytetin, po t’ju referohemi edhe edhe grafiqeve, kur flasim për kryeqytetin, merr me vesh se çfarë problematike të madhe ka në zonat rurale e po edhe në qytete të tjera të vogla. Përpos kësaj, unë me thënë të drejtën, jam përsëri e lënduar, me me problemet e kurrikulës.

Kurrikula në shkollat tona le për të dëshiruar, profesor, jashtë mase shumë. Ndryshim tekstesh, ndryshim, ja për shembull në në shtatorin e vitit që vjen do të na ndryshojnë 171 tekste. Kë pyetën këta? Na pyetën ne? A pyetën specialistë, arsimtarë? Jo, nuk pyetën askënd.

Për ta shtuar pastaj problematikën e madhe te mediave shqiptare. Mediat shqiptare nuk na i japin problemet në arsim. Ato i kamuflojnë. Të gjitha këto raste të vështira të dhunës në shkolla, të testeve të PISA-s, të problematikave të tjera në shkollat tona, heshtin mediat. Po me thënë të drejtën kur hesht media, hesht edhe shoqëria e si përfundim arsimi do preke fundin, pikërisht ashtu siç e ka siç e ka prekur.

Mendoj që programi i Partisë Demokratike do ta tregojë, e ka treguar veten Partia Demokratike në tetëvjeçarin e saj, me thënë të drejtën kemi qenë mësues, por mësues të nderuar. Të nderuar përpos në pjesën morale, por të nderuar edhe në pjesën e rritjes së pagave. Pagat tona atëherë e njohën tamam rritjen reale të saj. Në këto 13 vite të Rilindjes mësuesi është denigruar. Është denigruar pikërisht edhe me këtë. Pagat e e mësuesve shqiptarë janë më të fundit, më të fundit besoj edhe në Europë edhe në botë.

Përjashtojmë ato vendet e tjera që u fol pak më përpara. Po po ta shohësh edhe në këtë indeksimin e vogël, arsimtarët janë të fundit përsëri. Do marrin 22 deri në 30.000 lekë të vjetra indeksim kur çdo profesion tjetër e ka 50 deri në 100.000 lekë të vjetra.

Pra edhe ky është një denigrim që na bëjnë me thënë të drejtën dhe na lënë, na lënë të mendojmë pastaj të mendojmë jo mirë për arsimin.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në Parlament/ Mbi 210 oficerë dhe punonjës policie, pjesë e karteleve të krimit të organizuar në vetëm dy vite

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për …