Berisha: Çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi! Duhet t’i dalim zot vendit me protesta

Gjatë fjalës së tij përpara pedagogëve, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi dhe të angazhohet në mbrojtje të interesit publik përmes protestave dhe veprimit qytetar.
Berisha theksoi se intelektualët nuk duhet të jenë pjesë e “shumicës së heshtur”, që sipas tij është baza e çdo regjimi çnjerëzor, dhe u bëri thirrje studentëve, qytetarëve dhe mësuesve të mobilizohen për të kundërshtuar qeverinë aktuale, duke e krahasuar situatën me protesta të suksesshme në Bullgari dhe nënvizuar se masat qytetare janë rruga e vetme për të rivendosur drejtësinë dhe llogaridhënien.

Berisha: Por, miqtë e mi, Ernest Heminguej ka shkruar njëherë se shkrimtari duhet të luftojë me pendë, por duhet të luftojë edhe me pushkë dhe këtë deklaratë e bëri në një kongres të shkrimtarëve amerikanë.
Unë nuk mendoj dhe nuk besoj dhe jam kundër luftës me pushkë në këto kushte.
Por ka një kusht të të gjitha kushteve, që çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi.
Kemi humbur në 11 vite 49 përqind të të gjithë nxënësve parauniversitare. Pa mendoni pak me këto ritme ku do jemi pas 11 vitesh?
Shqipëria po shuhet para syve tanë dhe ne po sodisim.
Dhe kjo është ikje me familje. Kur nxënësit janë kaq, imagjinoni ju sa janë prindërit e tyre.
Ne mund të rreshtojmë bashkë qindra probleme të këtij regjimi.
Mund të paraqesim këtu të gjitha alternativat e zgjidhjes, por të gjitha këto mbeten fjalë sa kohë qëkëta janë në pushtet.
Dhe çdo ditë që kalon, vendi shkon poshtë e më poshtë.
Vijmë tani tek thelbi ynë.
Cili është thelbi i një intelektuali?
Thelbi i një intelektuali është mbrojtja e interesit publik.
Intelektuali nuk duhet të bëhet kurrë anëtar i shumicës së heshtur.
Nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë anëtar i shumicës së heshtur sepse shumica e heshtur është shtrati i çdo regjimi çnjerëzor.
Por, të vetmit që nuk i takon të jetë anëtar i shumicës së heshtur është intelektuali sepse ai i njeh problemet.
Ti nuk mund të akuzosh një njeri që nuk po reagon ndaj një grushti shteti sepse nuk je i sigurt që ka kulturën e duhur për të parë apo jo nëse është veprim antikushtetues.
Por intelektuali po, njeriu i dijes po.
Dhe ju them një gjë, Albert Ajnshtajni me të drejtë ka thënë, për intelektuali rreziku i konformizmit është më i madh se rreziku nuklear.
Ndaj dhe sot kërkohet zgjidhje.
Dhe zgjidhja është një përpjekje e përgjithshme e intelektualëve, e studentëve, e nxënësve kundër këtij regjimi.
Do u tregoj një gjë.
Dy muaj më parë, në Bullgari, një javë rresht protesta. Qeveria dha dorëheqjen.
Po pse e dha dorëheqjen? E dha dorëheqjen se ka një kod. Në qoftë se populli të akuzon për vjedhje, ti nuk ke alternativë tjetër vetëm t’i provosh që nuk ke vjedhur.
Na akuzuan në vitin 1997 për vjedhje të parave të piramidave. Absolutisht ky ka qenë motivi kryesor që ne dorëzuam pushtetin.
U thashë bashkëpunëtorëve të mi, gjersa njerëzit janë të bindur që i kemi marrë paratë, që nuk i kemi marrë, por kjo duhet të provohet. Duhet t’u provojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë nga paratë e tyre.
Pra, rregullat e demokracisë janë të tilla.
Në Tiranë, superskandale, dhe po të mos ishte protesta, ne do ishim një komb i poshtëruar.
Po kjo qeveri kërkon angazhimin masiv të qytetarëve.
Është tejkaluar, është bërë banale kjo, vija e kuqe, vija e kuqe, por në fakt është tejkaluar çdo vijë e kuqe me të.
Në fakt, ose duhet t’i dalim zot jo me armë, me protestë.
Ndaj dhe ne, në qoftë se ne shpallim armiqësi ndaj kësaj qeverie dhe jo të themi qeveria jonë, armikja jonë është kjo, sepse këtë qëndrim që mban kjo, nuk e mban një pushtues.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj! Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit ishte e turpshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku tregoi se Rama është skllav i saj, …