Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Spiropali nuk e mbronte Lubinë para të huajve ndaj dhe u shkarkua! Do priten edhe koka të tjera.
Ai paralajmëroi se lëvizje të tjera në qeveri mund të pasojnë, duke theksuar se kriza politike dhe akuzat për korrupsion brenda mazhorancës mund të çojnë në largime të tjera nga posti.
Desada Xhetani: Doktor përshëndetje. Në çfarë rrethanash ju e dinit se Rama do shkarkojë Spiropalin?
Sali Berisha: Siç është e qartë, në të gjitha veprimet, Lubia si një njeri i rrahur me vaj dhe uthull, e ka skllav Ramën sepse aktiviteti vjedhës, korurptiv i tyre është edhe 25-vjeçar.
Ajo ka qenë asistentja kryesore në të gjitha vjedhjet e Ramës në bashki dhe ato kanë arritur sipas raportit të OSBE në 200 milionë euro në bankat offshore, që Rama nuk e kundërshtoi dot kurrë këtë akuzë.
Në këtë kuadër, të them realitetin, është Lubia ajo që komandon plotësisht Ramën.
Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i saj qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër.
Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim, çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, Spiropali nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë.
Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë.
Se asnjë nga këta që takohen me të huaj, këta që në parlament rrahin gjoksin dhe bëhen avoketër të saj, në takimeve të huaj nuk thonë një fjalë në mbrojtje të saj, por lënë të kuptohet se gjithçka është nga lidhja e saj me Ramën sa janë të habitur i gjithë komuniteti ndërkombëtar se çfarë lidhje.
Por ata gabojnë një gjë, komuniteti ndërkombëtar.
Të gjithë ata që mendojnë se në shumëllojshmërinë e lidhjeve, disa janë parësore, unë u them atyre se lidhjet më të tmerrshme, më të pazgjidhshme janë lidhjet në krim.
Dhe çdo aludim për lidhje të tjera është i gabuar.
Lidhja e Lubi Ballukut me Edi Ramën është lidhje në krim.
Ky është gjithë problemi, prandaj ai nuk e lëshon dot.
Dhe do ketë edhe koka të tjera.
Si ia mbylli gojën Taos ky? I zgjodhi regjistrimet e Oltion Bistrit. Ajo është marrë me një veprimtari të zezë përgjuese ndaj tyre si askush tjetër.
Dhe Ramën ajo e ka përgjuar në çdo lloj drejtimi.
Gazeta RD