Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi ndërhyrjen e policisë ndaj aktivistëve që protestonin para Kryeministrisë dhe incidentin në Kuvend ndaj deputetes Albana Vokshi, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të frenuar çdo kundërshtim ndaj qeverisë.
Sipas Berishës, këto veprime tregojnë përpjekjet e kryeministrit për të shuar zërat kritikë dhe për të ushtruar presion mbi opozitën dhe protestuesit.
Genc Gjonbalaj: Dje policia ka sulmuar edhe aktivistët e Adriatik Lapajt. A mendoni se po përshkallëzohet dhuna ndaj zërave kundër.
Sali Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj aktivistëve dhe protestuesve paqësor para kryeministrisë të Lapajt dhe heqjen e çadrës së tyre. Ky është një akt, antiligjor, i turpshëm i një frikacaku që ka tolerancë zero ndaj kundërshtatëve.
Sikundër dënoj, aktin kriminal dhe banditesk të Taulant Ballës në parlamentin shqiptar, me porosi të Edi Ramës, në një hakmarrje të verbër, primitive ndaj Albana Vokshit e cila ka qenë zë i fuqishëm në mbarë komunitetin ndërkombëtar ndaj narkoregjimit. Edi Rama urdhëroi Taon e tij për të përdorur një gjuhë prej stërodineri, një gjuhë me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh.
Dënon gjithashtu përjashtimin pa asnjë motiv 20 ditë të deputetit Agron Shehaj nga parlamenti, si një verbëri e Edi Ramës, sepse të gjitha kryhen me urdhër të Edi Ramën, dhe si një përpjekje për të shuan çdo zë opozitar.
Gazeta RD