Berisha: Ata që kanë bashkëpunuar me qeverinë nuk kanë të drejtë vote në PD!

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha u ndal edhe te rregullat e pjesëmarrjes në proceset e brendshme të partisë, veçanërisht në zgjedhjet primare.

Ai theksoi se personat që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me qeverinë kundër Partisë Demokratike nuk mund të kenë të drejtë vote në strukturat dhe proceset vendimmarrëse të saj, ndërsa theksoi se vlerësimi për raste konkrete do t’u takojë degëve të partisë.

Agron Molla: Doktor, kam një pyetje. Janë disa demokratë që tani kanë filluar punë në administratën Rama 4. A kanë të drejtë vote në përzgjedhjen e votës në primare?

Sali Berisha: Këtë duhet ta vlerësojnë degët e PD-së. Asnjë të drejtë vote as në primare, as në sekondare, asnjëherë, nuk kanë ata që kanë bashkëpunuar kundër PD me qeverinë. Natyrisht ata, të cilët, pavarësisht nga detyra ku janë, kanë qenë mbështetje e PD, nuk mund t’u mohojmë të drejtën e votës.

About Redaksia

Check Also

82 vjet nga pushkatimi nga nazistët i Av. Dr. SKËNDER MUÇO, dr.YZEIR ISMAILI (ALIMERKO) e ZAKO MEZINI

Nga Bujar Leskaj 12 gusht 1944-12 gusht 2026 : 82 vjet nga pushkatimi nga nazistët …