Nga Adriana KALAJA
Kush e pengoi Arben Krajën të hetojë për krimin e madh në Portin e Durrësit?
Rrjedhimisht, edhe në Porto Romano.
E keqardhur dhe e zhgënyer, ndoqa para disa se, SPAK po heton tenderin që lidhet me ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano, për shkak se siç dihet Porti më i vjetër e ndër më të mëdhenjtë në rajon, është kthyer në pronën e bashkëshortit të asaj që drejton realisht Organizatën Kriminale, ndryshe Lindës me 4 mbiemra.
Ndërkohë, dje po kështu lexova se edhe SHBA është shqetësuar lidhur me tenderin për Portin e Ri në Porto Romano, dhe ky veprim, përveç se me gëzon dhe legjitimon në të gjithë betejën time për Portin e Durrësit, por edhe më trishton njëkohësisht.
Pse do pyesni ju?
Po ne shqiptarët, gjithmonë do shqetësohemi kur “shqetësohen” SHBA dhe ndërkombëtarët?
A do shqetësohemi ne ndonjëherë në gjuhën shqipe pa komplekse, por vetëm për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Këtu duhet të fillojë e të mbarojë diskutimi për një çështje me interes kaq të madh për shqiptarët e me pasoja kaq të rënda për ta e Shqipërinë.
Unë e dua SHBA dhe Europën, por më shumë dua Shqipërinë se, janë këta mafiozë, bijtë a atyre që përsekutonin të parët tanë se donin SHBA dhe Europën.
Në këtë kuptim, unë ndjehem krenare që Amerika, më në fund, ngriti të njëjtat shqetësime, ashtu si unë në kallëzimin tim penal (foto 1-3), në tetor 2022.
Po çfarë bënë heronjtë e fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim?
Çfarë bëri ish komunisti Arbrn Kraja?
Vendosi “mosfillimin” e këtij procedimi penal në kohë rekord, pa marë në konsideratë dëmin e madh financiar, por mbi të gjitha, cënimin e interesave gjeopolitike të vendit.
Ndryshe nga sa thuhet nga propaganda që paguhet mjaftueshëm, vetëm për këtë “shpëlarje truri” lidhur me këtë “investim të madh”, ne shqiptarët do paguanim 60 milionë Euro dhe, dëmi efektiv arrin ne 9.6 miliardë Euro.
Pra, 1.6 miliardë më shumë se Buxheti i Shtetit.
Çfarë kam thënë unë në kallëzimin penal në tetor 2022 (fotot 3-9)?
1. Se ky projekt, dëmton rëndë interesat strategjike dhe gjeopolitike të vendit.
2. Se cënon rëndë interesat gjeo strategjike të NATO.
3. Se dëmi në Buxhetit e Shtetit është shumë i madh jo vetëm në aspektin afat shkurtër por edhe atë afatgjatë.
Megjithëse nga ish zv Kryeministrja e pandehur na u tha se nuk do paguhej “kokërr leku” për Portin e Ri, shuma e të cilit, rritej sa herë Bel(l)a Mafia dilte në konferenca show.
Mjafton të shihni se kush janë 2 nga të kallëzuarit e mi, nga Belinda te Piro, të kuptoni sesi koha sot më dha të drejtë.
Siç lehtësisht evidentohet nga disa faqe të kallëzimit (paragrafi 62 e vijues) penal, se jo vetëm nuk ka patur një raport fizibiliteti për këtë projekt, por as një raport e studio tekniko – financiar lidhur me dobishmërinë e tij të afërt dhe të largët.
E rëndësishme është të theksoj atë që kam theksuar edhe në kallëzimin penal se:
– Zhdukej historia e Portit të Durrësit, më të vjetrin në rajon.
– Kjo e hiqte Portin e Durrësit nga lisra e një prej porteve më të mëdha e me përparësi në rajon.
– Porti i Ri, për shkak të thellësisë, nuk mumd të përpunojë në të ardhmen anije të tonazhit të madh, duke i shkaktuar dëm interesave të vendit, edhe në të ardhmen.
Që të mos ju lodh me detaje teknike (pasi i keni në 31 faqet e kallëzimit por edhe në faqet 3-9 si më poshtë), dua t’ju kujtoj se asgjë nga argumentative e mia nuk e shqetësoi Arben Krajën, për këtë krim të rëndë në dëm të interesave të vendit.
Madje, edhe përmbytjet e findit në Durrës, lidhen me projektin korruptiv të Portit të Ri në Porto Romano.
Nga ana tjetër, ju e dini që unë e kam “ves” ti çoj gjerat deri në fund
.
Kështu, sipas fitove 10 dhe 11 më poshtë, unë vijova betejën ligjore me ankimin e këtij vendimi antikushtetues dhe antiligjor të SPAK, si në GJKKO Shkalla e Parë (foto 10), ashtu edhe në GJKKO Apel, të cilët në unison me kolegët spakistë dhe urdhërin politik, nuk u ngritën dot në lartësinë e Kushtetutës, ligjit dhe detyrës, pasi nuk konstatuan “faktin penal” fakt i cili është aq i madh, sa do i zërë brenda.
Shumë shpejt……
Ndaj, unë nuk e lashë me kaq.
Sipas fotos 12, kam ushtruar të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë, e nëse janë kujtuar sot sesa i madh është dëmi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, dosjen e kanë aty.
Edhe Amerikanët dhe Europianët që me të drejtë janë shqetësuar se, populli ynë “trim e liridashës”, thotë më mirë vonë se kurrë 
Letrat dhe fakti penal janë aty.
Duhet vetëm integritet moral dhe profesional se, siç e kam theksuar me kohë ky më shumë se një projekt korruptiv, është projekt antishqiptar.
Ashtu si antishqiptarët Arben Kraja & CO, që për turpin e tyre heshtën e mbyllën sytë, por me mua I ka zënë “halli”.
Në këtë kuptim, nëse e keni seriozisht, tregoni se e doni Shqipërinë pa kushte.
Unë e bëj çdo ditë.
Vijon……..
PS: Besoj nuk e keni harruar që me këtë projekt, Lulzimi shiti zgjedhjet e vitit 2021 (foto 13-14).
https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/646867724_2280448745700100_2701803261216426298_n.jpg?stp=dst-jpg_s590x590_tt6&_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=13d280&_nc_ohc=0f368LO9irkQ7kNvwEZO_YW&_nc_oc=AdkGvwKr1RgxfsBvIyw6PBcjXJ5onk3lCylMB1gpX_4LdrRZy8ujvMXqYMN7NlnyTBU&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&_nc_gid=p1YnuoUj0X5DlPG6qlWrqg&_nc_ss=8&oh=00_AfxBgOmlABb7zoioUO0yZf1zMrfZAptyBFvf5nhRT692ew&oe=69B37D53





Gazeta RD