Nga Ina ZHUPA
Të detyrosh mësuesit të shndërrohen në zëdhënës të propagandës së qeverisë është një akt i papranueshëm dhe një abuzim i hapur me detyrën dhe pushtetin. Mësuesit nuk janë ushtarë të marketingut politik dhe as instrumente për të ndërtuar imazhin e Mirela Kumbaros në rrjetet sociale.
Ky është një tjetër shembull i presionit që i bëhet mësuesve për t’i shërbyer pushtetit. Kur qeveria arrin deri aty sa të diktojë edhe mënyrën se si duhet të postojnë në rrjetet sociale, kjo nuk është më informim institucional, është propagandë e organizuar.
Shkolla nuk është zyrë PR-i e qeverisë. Shkolla është vendi ku formohen qytetarët e së nesërmes. Politizimi i mësuesve dhe përdorimi i tyre për qëllime imazhi është një praktikë e dëmshme që duhet ndalur menjëherë.
E dënoj me forcë këtë qasje dhe kërkoj ministres Kumbaro, e cila nuk njeh limite, që mësuesit të lirohen nga çdo presion politik, në mënyrë që të bëjnë misionin e tyre për të edukuar dhe përgatitur brezat e ardhshëm.
Gazeta RD