Nuk është çështja e Ballukut, por e Ramës! Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda! Portin e Durrësit kërkon ta ndërtojë me rusët

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një dalje për mediat, duke komentuar vendimin e PS për ish-zv/kryeministren Balluku tha se, nuk është çështja e Ballukut, por e Ramës, vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda!

Berisha: Nuk është çështje e Ballukut, edhe njëherë, asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë këtë narrativë.

Është çështja direkt e Edi Ramës.

Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që ka ndërtuar vilën me themele 57 metra të gjata dhe oborr 8300 metra.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe në botë që ka firmën e tij të zezë mbi objekte publike me vlerë 130 milionë euro siç është inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Edi Rama ka firmën e tij të zezë, dorën e tij të zezë mbi koncesionet në shëndetësi me vlerë 630 milionë euro, gjobë e tmerrshme dhe shkatërrimtare mbi sistemin shëndetësor vetëm për pasurimin e tij.

Edi Rama ka firmën e tij në të gjitha tenderët e rrugëve të shembura sikur të ishin rrugë kashte, por të ndërtuara me çmime 8 deri 12 herë më të shtrenjta se në BE.

Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh.

Ai u përpoq të tërheqë në aferat e tij korruptive NATO-n, por dështoi me turp dhe tani që janë oferta të qarta të partnerëve strategjikë, ai kërkon që portin e Durrësit për ta vjedhur ta ndërtojë me rusët apo me të tjerë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbuluar vjedhjet e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Foltoren e radhës në sheshin …