Kokainë drejt vendeve të BE/ Raporti i SPAK: Pastrim parash me ndërtimet, korrupsion në nivele të larta

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar sot (9 mars) raportin për vitin 2025.

SPAK thekson në raport se në luftën kundër krimit të organizuar, gjatë vitit 2025 edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët, krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025.

SPAK njofton se mbi 50% e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të marrë nën hetim janë dërguar për gjykim, konkretisht 18 nga 30.

“Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike”, thuhet në raport.

Ndërsa në lidhje me masat e sigurimit, SPAK ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kështu, për llojin e kërkesave të masave të sigurimit rezulton se, numri i të paraburgosurve me kërkesë nga SPAK, që ndodhen pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) përbën vetëm rreth 12% të totalit të paraburgosurve. Ndërkohë, numri i të burgosurve, që janë dënuar me vuajtje dënimi me burg nga hetimet e SPAK përbën vetëm rreth 11% të numrit total të tyre.

Sfidë kryesore: Korrupsioni në nivele të larta, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave

Raporti i SPAK evidenton se korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore për Shqipërinë. Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë të përfshira në rrjete ndërkombëtare, veçanërisht në trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera të paligjshme që shtrihen përtej kufijve të vendit.

Në raport thuhet se “gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro, prej të cilave rreth 43.49 milionë euro, është vlera e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit) dhe rreth 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit). Në vlerën e aseteve të sekuestruara përfshihet dhe sekuestrimi i kriptovalutave të llojit TETHER, USDT, me vlere ekuivalente prej 14.5 milionë dollarë ose rreth 12.4 milionë euro (vendimi nr.583, date 04.09.2025).

Vlera e pasurive të sekuestruara për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar është rreth 42.4 milionë euro, ndërkohë që vlera e pasurive të konfiskuara për këtë kategori veprash penale është rreth 1.8 milionë euro. Sa i përket çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë, vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 1.1 milion euro, ndërkohë që vlera e pasurive të konfiskuara është rreth 100,000 euro.”

Dokumenti thekson se trafiku i narkotikëve, sidomos i kokainës dhe kanabisit drejt vendeve të Bashkimit Europian, mbetet aktiviteti më fitimprurës për grupet kriminale. Një pjesë e konflikteve të dhunshme dhe vrasjeve në vend lidhen pikërisht me përplasjet mes këtyre grupeve për kontrollin e tregut të drogës.

Po ashtu, raporti nënvizon se Shqipëria vazhdon të konsiderohet një burim i rëndësishëm i armëve ilegale që qarkullojnë në rajon dhe në Europë.

Një tjetër shqetësim i evidentuar nga SPAK është pastrimi i parave, i cili sipas raportit kryhet kryesisht përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe bizneseve të ndryshme. Kjo praktikë, sipas institucionit, deformon konkurrencën në ekonomi dhe ndikon negativisht në treg.

Raporti ndalet gjithashtu te korrupsioni në administratën publike dhe në pushtetin vendor, duke theksuar se një pjesë e hetimeve kanë përfshirë zyrtarë të lartë, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, kryesisht për çështje që lidhen me tenderat publikë, përdorimin e fondeve dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Problematikat që duhen adresuar

SPAK ka identifikuar disa sfida kryesore në funksionimin e saj, të cilat kërkojnë ndryshime ligjore të mundshme në Kushtetutë, ligjin organik nr. 95/2016 dhe ligje të tjera, për të garantuar cilësinë dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit, si më poshtë:

1. Sfidat në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë – Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme për SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.

2. Statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit – Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

3. Këshilltarët ligjor pranë SPAK – Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

4. Bashkëpunimi me institucionet publike – Edhe pse ka rritje të referimeve dhe shkëmbimit të informacionit, niveli i bashkëpunimit duhet të intensifikohet më tej, veçanërisht me Policinë e Shtetit, për të garantuar hetime më të koordinuara dhe efikase. 5. Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve (Case Management System) – Konsolidimi i mëtejshëm i moduleve ekzistuese dhe integrimi i funksionaliteteve të reja mbetet prioritet për të përmirësuar ndërveprimin me proceset hetimore dhe procedurale të të dhënave, duke siguruar monitorim më të mirë të progresit të çështjeve.

5. Njësia e analizës – Ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë, duke kërkuar bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë.

6. Specialisti Ndërlidhës – Statusi i specialistit ndërlidhës si nëpunës civil nuk përputhet plotësisht me funksionet, që duhet të kryejë sipas ligjit nr. 95/2016, duke e bërë të nevojshme përcaktimin e qartë të pozicionit dhe kompetencave për të garantuar efektivitetin e roli

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbuluar vjedhjet e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Foltoren e radhës në sheshin …