Nga Bislim AHMETAJ
#EdiRama me vendimin e tij cinik për të mbrojtur me çdo çmim Ballukun, po e çon vendin drejt një konflikti social të pashmangshëm.
#Thirrjeve të përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dialog politik ai po ju përgjigjet me “forcën” e 83+3 kartove të grabitur në zgjedhjet e vitit të shkuar.
#Vendosja e opozitës në kushtet e veprimeve ektreme në protestën e lajmëruar për datën 12 Mars është kryekëput vepër e Edi Marres.
#Opozita nuk kërkon që të shkoj në burg askush dhe asnjëri që nuk i ka futur duart në xhepat e qytetarëve.
#Opozita thjeshtë ka denoncuar në mënyrë sistematike dhe krejt transperente vjedhjet e qeverive socialiste.
#Kërkesën për arrestimin e Ballukut, Ahmetajt, Kokës, Beqës, Tahirit and.co e ka bërë gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme me të cilën deri dje EdiMARRJA krenohej që nga Kuçi ku bënte llogoritë e mandateve dhe deri në Bruksel e Washinhton ku krenohej me reformën më drejtësi.
#Vjedhjet, korrupsionin dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar i keni bërë me njëri tjetrin në kurriz të qytetarëve shqiptar dhe jo me SPAK-in, GJKKOK-it, apo opozitën.
#Qëndrimi i sotshëm i EdiMARRES, për mbrojtjen pa kushte të Ballukut përballë drejtësisë, duhet të alarmoj Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, në mënyrë të veçantë ambasadën e SHBA-së dhe atë të BE-së.
#OPOZITA është në të drejtën e saj legjitime dhe hyjnore të udhëheqë dhe mbroj interesin e qytetarëvë të vjedhur, të shpërfilluar dhe të injoruar tash 13 vite nga një qeverisje antishqiptare.
#Protesta e 12 Marsit para Parlamentit është e ballafaquar me rriskun e përplasjes me pasoja të paparashikuara midis qytetarëve dhe policisë së shtetit.
#Përpara se të ndodhë përplasja sociale mes qytetarëve dhe policisë krerët e opozitës duhet të bëjnë gjithçka që të sensibilizojnë ndërkombëtarët.
#Policia e Shtetit nuk duhet t’ja lejoj vetës që të përdoret si mburoj për korrupsionin dhe krimin qeveritar.
#Përpara se të flasë revolta e qytetarëve të irrituar duhet të flasë arësyeja e politikanëve dhe institucioneve.
#Socialistët që nuk janë pjesë e bandës së EdiMARRËS duhet të marrin përgjegjësi para vetës, familjes së tyre politike dhe vendit.
#Mos prisni të arësyetoj EdiMARRJA, atij ja ka mbyllur sytë dhe mendjen pushteti dhe droga.
Tiranë me 9 Mars 2026.

Gazeta RD